Antony dhe një “triplete” që po shkakton shumë probleme

4 Dhjetor 2022
9:34
Denis Hakanaj
back button

Po luan një Botëror me Brazilin, por edhe një ndeshje pothuajse të pamundur në jetën private. Sulmuesi i Seleçao-s dhe Manchester United, Antony Santos, ka ekzagjeruar me një ‘tregolësh’, që nuk do ta shpërblejë me një top të marrë në shtëpi.

Numri 19 i Brazilit gjendet në mes të një trekëndëshi romantik të komplikuar. I martuar prej pesë vitesh dhe me një fëmijë trte vjeç, Antony duket se ka prej kohësh një lidhje me dj Gabi Cavallin, që në verë duket se ka humbur një fëmijë të ngjizur pikërisht me sulmuesin.

Nga ai moment ka ardhur ftohja mes të dyve dhe një lidhje e re me punonjësen e bankës Ingrid Lana. Por tani, siç ka zbuluar rubrika braziliane Leo Dias, Antony duket se është afruar përsëri me dj Gabi, duke i dhuruar lule, çokollata dhe një pelush, duke bërë të shpërthejë xhelozia e të dashurës së re.

Një situatë me të vërtetë aspak e rehatshme për talentin e kombëtares braziliane, i cili do të duhej të ishte i përqendruar tek ëndrra e skuadrës së Tite-s.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit