“Anullimi i garës na futi në krizë financiare, s’duam tjetër dështim”

22 Janar 2021
11:48
Telesport
back button

Organizatorët e garës së Australisë në Formula 1 u shprehën se shtyrja e garës nga marsi për në nëntor për shkak të pandemisë Covid-19 ishte i detyrueshëm, për të mos e anulluar sërish këtë garë, ashtu sikurse ndodhi vjet. Anullimi i asaj gare (Melburn 2020), vetëm pak orë para fillimit të provave zyrtare, ishte një goditje e rëndë financiare dhe morale për organizatorët.

Kishim investuar 25 milionë euro për atë garë dhe të gjitha ato parà u dogjën. Mund të themi se anullimi i garës së vjetshme në Australi na solli një humbje me vlerën e 25 milionë eurove. Ne nuk dëshirojmë një tjetër dështim, ndaj vendosëm ta shtyjmë garën për në nëntor, ku shpresojmë që situata të jetë më e mirë”, thanë organizatorëtr e garës së Australisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit