Anullohet në Dubai, në momentin e fundit, sfida e “show” e Mayweather, ja arsyeja

14 Maj 2022
17:08
Telesport
back button

Sfida “show” e boksit mes amerikanit Floyd Mayweather dhe rivalit të tij Don Moore është shtyrë pa afat. Shkak është bërë ndarja nga jeta e presidentit të Emirateve të Bashkuyara Arabe dhe vendimit që është marrë për të mbajtur 3 ditë zi kombëtare.

Dueli mes Mayweather dhe Moore ishte planifikuar të zhvillohej sot në mbrëmje në tarracën e një hoteli në Dubai, por tashmë gjithçka është anulluar. Në këtë mbrëmje do të zhvilloheshin disa sfida boksi, por të gjitha janë anulluar dhe eventi është shtyrë për një moment të dytë.

Ky vendim ishte një “rrufe në qiell të hapur”, pasi ishin shitur të gjitha PPV (pay per view-paguaj për ta parë) dhe pritej një përballje e bukur boksi. Mayweather, 45 vjeç, është I pamposhtur në ring dhe që prej tërheqjes së tij nga sporti ka zhvilluar disa sfida të tilla show”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit