Anulohet goli i Ekuadorit, mbyllet mes polemikave pjesa e parë me Holandën

25 Nëntor 2022
17:55
Denis Hakanaj
back button

Kupa e Botës nuk ndalet. Në fushë për ndeshjen e radhës kanë zbritur Holanda dhe Ekuadorit. Një sfidë e vlefshme përkreun e Grupit A.

Të dy skuadrat kanë fituar ndeshjet e para respektive të luajtura kundër Senegalit dhe Katarit. Një fitore sot do të hipotekonte kualifikimin për njërën nga dy formacionet.

Takimi që po luhet në Doha ka nisur menjëherë me gol. Kanë qenë holandzët ata që kan goditur të parët dhe jkanë zhbllokuar rezultatin pas vetëm gjashtë minutash lojë.

Autori i golit ka qenë talenti Gakpo, i cili ka mposhtur portierin kundërshtar me një goditje të jashtëzakonshme. Jo më kot 23-vjeçari është një nga më të kërkuarit në merkato.

GOLI I GAKPO – VIDEO

Ekuadori është kundërpërgjigjur në fundin e pjesës së parë duke barazuar në minutën e tretë të shtesës me Pervis Estupinan, por goli është anuluar për një pozicion jashtë. Një vendim që ka bërë të shpërthejnë protestat e lojtarëve të Ekuadorit.

GOLI I ANULUAR I EKUADORIT – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit