Apel të tijve, Strakosha ngushëllon edhe kundërshtarin

11 Janar 2020
22:41
back button

Portieri shqiptar i Lazio-s, Thomas Strakosha ka bërë publik apelin e tij për skuadrën në përfundim të ndeshjes së fituar ndaj Naplit me rezultatin 1-0. “Falë Zotit që nuk hyri në rrjetë ajo gjuajtje e Insigne, në mënyrë që të merrnim fitoren e dhjetë radhazi. Një sukses i merituar, ndonëse në pjesën e dytë vuajtëm pak. Po përjetojmë një moment të mirë dhe jemi të gjithë të lumtur. Të qëndrojmë të përqendruar dhe me këmbët në tokë”

“Objektivi ynë mbetet Champions League. Të ëndërrosh të bën gjithmonë mirë, por objektivi ynë nuk ndryshon. Më vjen shumë keq për Ospina. Ai është një portier i madh, është fenomenal me këmbët. Mori një rrezik, gabimi qëndron, por edhe ai mbetet një portier i madh”, deklaroi Strakosha.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit