April trondit rrjetin me lutjet për Icardin, tërbohet Wanda! (FOTO&VIDEO)

23 Gusht 2019
16:05
back button

Prej 14 gushtit modelja April Summers ka nisur një fushatë në rrjetet sociale, ku i kërkon ish-kapitenit të Interit, Mauro Icardi, që të mos largohet nga Milano, e aq më pak të kalojë tek Juventus.

Modelja është fanse e zjarrtë e sulmuesit argjentinas, të cilin i ka kërkuar të kalojë edhe një natë me të dhe postimet e fundit në Twitter, me siguri nuk do t’i pëlqejnë Wanda Nara-s.

Provokuese, thuajse e zhveshur dhe pa ndrojë April i dërgon lutjet e saj Icardit dhe i shpalos forman e saj, si një mënyrë për të promovuar veten, duke tërhequr vëmendjen e fansave në rrjetet sociale.

“Icardi te Juventus? Duket e rrezikshme! Qëndro me ne”, “Magjia mund të ndodhë, ne duam që Icardi të qëndrojë në shtëpi. Qëndro në cepin tënd Juventus, ne kurrë nuk do të kalojmë në anën e errët”, “Icardi, të lutem qëndro!”, “Të lutem Icardi mos shko në anën e errët të Juves. Ti na ke premtuar se do qëndrosh gjithmonë tek Inter”, këto janë disa nga mesazhet që modelja përcjell nëpërmjet fotove dhe videove provokuese në rrjet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit