De Bruyne dhe Salah, me kontratat drejt skadencës me Manchester City dhe Liverpool, duhet të marrin akoma një vendim për të ardhmen e tyre.
Qëndrimi i tyre në Premier League është akoma në dyshim dhe klubet e Saudi Pro League janë gati të përfitojnë.
Arabët duket se janë gati t’u ofrojnë rroga të larta dhe një bonus marramendës për firmën në kontratë, edhe për shkak se do t’i merrnin dy kampionët me kosto zero.