Arapi mesazh drejtuesve: Nëse ndodh kjo, sezonin tjetër luftojmë për titull!

28 Prill 2019
18:47
back button

Renato Arapi, mbrojtësi i Teutës foli për barazimin pa gola që morën në transfertë ndaj Kukësi dhe vuri theksin se kjo skuadër ka grup të mirë dhe sezonin e ardhshëm, nëse projekti i klubit vijon mund të konkurrojnë për titullin kampion.

Rezultati “Pas periudhës jo të mirë, ky barazim ishte pozitiv. Ajo që më kënaqi ishte dëshira që kishte ekipit dhe na jep shpresë për të ardhmen për rezultate pozitive.”

Europa “Sigurisht që ky është objektivi kryesor i jonë, por do luftojmë deri në fund. Kalendari është i vështirë, por do mundohemi që të marrim pikë në çdo ndeshje që të arrijmë objektivin.”

Rënia e skuadrës“Rrugës çeduam, ndoshta ngaqë shumë lojtarë të rinj erdhën në janar. Uroj që projekti i klubit të vazhdojë, sepse kemi grup të mirë dhe sezonin tjetër mund të konkurrojmë për titull kampion.”

Mbrojtje e mirë, por Kukësi dominoi“Ne ashtu na intereson për ta lexuar, që të mbajmë lartë moralin e ekipit. Mua më kënaqi dëshira dhe sot treguam që duhet të rregullojmë disa gjëra në të ardhmen dhe të bëjmë më mirë në fazën e sulmit.”

Situata në dorë nga lojtarët e vjetër“Pjesa më e madhe janë në pozicione mbrojtëse me eksperiencë dhe nuk mund të bëjnë shumë, sepse në sulm nuk mund të bëjmë diferencën, sepse futbolli është lojë në grup.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit