Arapi u jep fund dilemave, zbulon të ardhmen e tij

16 Janar 2019
10:06
Eraldo Harlicaj
back button

Mbrojtësi Renato Arapi do të largohet nga skuadra turke e Afjet Afyonsporit. 32-vjeçari nuk ka bindur në ekipin e ri dhe është lënë i lirë nga skuadra e kategorisë së dytë turke. Ankandi për të u hap menjëherë me Partizanin dhe Teutën që e donin me patjetër. 

Lufta u bë e ashpër, pasi të dy palët ishin të bindur se mbrojtësi do t'i bashkohej, por duket se më në fund futbollisti e ka bërë zgjedhjen e tij. Ai do t'i bashkohet Teutës dhe trajnerit Bledi Shkëmbi. Një foto e tij nga spitali rajonal i Durrësit sqaron gjithçka ku shtatlarti po kryen vizitat mjekësore. 

Një tjetër fakt është kalimi i Lum Rexhepit te "demat" e kryeqytetit. Ai zuri vendin e lënë bosh nga Renato Gojkovic dhe i dha fund dilemave se Arapi nuk do t'i bashkohej të kuqve. Një zgjedhje e vështirë, pasi mbrojtësi nuk donte të krijonte pakënaqësi në asnjërin prej ekipeve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit