Arapi: Niveli i Superiores ka rënë, por kjo është një gjë e mirë

1 Shkurt 2019
20:39
Denis Hakanaj
back button

Renato Arapi, qendërmbrojtësi i Teutës, i kthyer në Superirore pas disa eksperiencave në Turqi, ka analizuar ndeshjen e barazuar me Tiranën. 

"Rikthimi? Të them të drejtën kam qenë i emocionuar, por kam patur edhe vështirësi, sepse nuk jam aktivizuar shumë gjatë kësaj periudhe", ka thënë Arapi. 

"E nisëm mirë, por pësuam gol shumë shpejt. Pjesa e parë ishte e luftuar, por në të dytën kemi dominuar ne.  Gjithsesi, kështu e ka futbolli. Mund dhe duhet të bëjmë me tepër, por edhe fusha na vuri në vështirësi. Ekipi do të përmirësohet nga ndeshja në ndeshje". 

"Përshtypja e parë për Superioren pas rikthimit? Të them të vërtetën, te Skënderbeu im ka patur shumë lojtarë cilësorë. Niveli i kampionatit ka rënë, por kjo e ka bërë më të luftuar".

"Skema me tre mbrojtës? Kisha kohë që nuk luaja me këtë modul, por nuk kam pasur shumë vështirësi, por duhet të jemi të gjithë në sinkron", ka përfunduar Arapi.    

Lajme të tjera

Lajmet e fundit