“Arbitër hajdut”, por edhe presidentit të Milanit i përlanë mijëra euro

14 Dhjetor 2018
18:04
back button

Kur vijnë të këqijat, hapu derën. Shprehja vlen plotësisht për Milanin, që ditën e enjte u eliminua mes polemikash nga Europa League.

"Na eliminoi arbitri, me penalltinë e shpikur dhe vendime të tjera", tha Leonardo, dukshëm i hidhëruar pas ndeshjes.

Më i hidhëruar nga të gjithë do ketë qenë presidenti Paolo Skaroni, në fakt, sepse jo vetëm pa Milanin e tij të vidhej në Athinë, por u vodh edhe vetë.

Sipas asaj që raporton TgCom, Skaroni ra pre e hajdutëve në Milano, në qendër të qytetit. Presidentit kuqezi iu vodh një valixhe me 10.000 euro.

Scaroni doli nga makina duke lënë valixhen, në prani të shoferit, kur një hajdut i hapi makinën dhe rrëmbeu valixhen, duke ikur me vrap, ndërkohë që dikush tjetër pengoi shoferin, i cili po tentonte ta kapte.

Më vonë valixhja u gjet e braktisur, ndërsa në të ishin dokumentet, por jo paratë.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit