“Arbitrat italianë mes më të mirëve”, Rocchi: Dikush ka provuar të…

24 Maj 2022
15:29
Denis Hakanaj
back button

“Dikush ka bërë gjithçka ishte e mundur për të na krijuar probleme: ka patur një pjesë të madhe të botës së futbollit që na ka ndihmuar, sepse unë mund edhe të tërhiqem pa mbështetjen e klubeve gjatë ndeshjeve të komplikuara”.

Janë këto fjalët e thëna nga përzgjedhësi i arbitrave në Itali, Gianluca Rocchi, gjatë një konference për shtyp të AIA-s (Shoqata Italiane e Arbitrave), ku është ripërshkuar sezoni i kampionateve kryesorë të A-së dhe B-së.

“Jemi në një fazë ndryshimi të madh, që shpresojmë që do të na çojë të kemi arbitra të nivelit më të lartë në 3 ose 4 vitet e ardhshëm.

“Kemi arbitra me A të madhe, dhe i referohem arbitrave tanë ndërkombëtarë, që kanë bërë edhe disa sakrifica për t’u dhënë hapësira të rinjve. Në këtë grup ka disa talente të jashtëzakonshëm”.

Duke iu referuar disa të dhënave: “Seria A dhe B kanë qenë dy kampionate të një vështirësie të madhe dhe arbitrat kanë bërë një punë shumë të mirë.

“Kemi patur një organikë prej 50 arbitrash, 35 prej të cilëve me më pak se 50 ndeshje në Serinë A dhe 45 me të paktën një ndeshje në Serinë A. Këto janë shifrat që na bëjnë të lumtur sepse ka patur disa të rinj që kanë bërë eksperiencë”.

Dhe akoma: “Në Serinë A nga 370 ndeshje, ka patur mbi 2 mijë check dhe 128 ndërhyrje të VAR-it. Ardhja e VAR ka ulur në mënyrë drastike polemikat në Serinë B. Me VAR-in në Serinë A gabimet e arbitrave janë reduktuar me 86% dhe më 91% në Serinë B”, ka thënë Rocchi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit