Arbitri i mohon penallti shqiptarit Bajrami te Empoli-Inter! VAR u injorua ndryshe nga Inter-Juventus (VIDEO)

27 Tetor 2021
22:20
Telesport
back button

Arbitrat në Serie A gjithmonë e më shumë protagonistë. Ndoshta duket diçka e pandreqshme ose ndoshta vazhdon të jetë fakti se cilin ekip kanë përballë ose në fushë…

Sepse, ndryshe nuk shpjegohet ajo që ndodhi në pjesën e parë mes Empolit dhe Interit. Kur ndeshja ishte 0-0 dhe zikaltërit ende nuk kishin gjetur golin e avantazhit me D’Ambrosio, duke dyfishuar me Di Marco më pas, arbitri Chiffi nuk akordoi një penallti flagrante në zonë.

Bajrami merr top dhe në momentin që do të godiste, këmba e D’Ambrosio e pendon dhe i heq topin. Protesta nga shqiptari dhe stoli i Empolit, por arbitri nuk shkon në VAR.

Një situatë e ngjashme me Inter-Juventus, po për bardhezinjtë shkoi në VAR dhe dha penallti më pas që i solli barazimin Dybala nga 11-të metërshi…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit