Argjentina barazon, Scaloni shpërthen: E vërteta është se…

15 Qershor 2021
14:42
Denis Hakanaj
back button

Debutimin me barazim për Argjentinën e Lionel Messi-t dhe trajnerit Scaloni në Copa America.

Siç ka bërë të ditur Ole, trajneri i Albiceleste nuk ka qenë aspak i kënaqur e rezultatin, por kryesisht me fushën e lojës ku është zhvilluar ndeshja.

“Fakti që kemi luajtur mirë në atë fushë do të thotë shumë. E vërteta është se kam dashur te theksoja këtë sepse është e vërtetë se të gjithë duam ta luajmë Copa America, por është edhe e vërtetë se pas 10 minutash në pjesën e parë nuk mund të luhej më”, ka thënë Scaloni për fushën ku Botafogo luna ndeshjet e shtëpisë.

“Gjendja e fushës ka qenë shumë e keqe, siç ka qenë ajo e Kolumbi-Ekuador. E vërteta është se duhet të luhen edhe pesë ndeshje të tjera kështu dhe duhet të më shpjegojnë se si do ta sistemojnë fushën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit