Argjentina, De Paul i shqetësuar: “Ja pse nuk dua që të fillojë Botërori”

23 Shtator 2022
18:30
Denis Hakanaj
back button

Deklarata sensacionale dhe befasuese ato të Rodrigo de Paul për mikrofonat e TyC Sports në lidhje me Kupën e Botës ku ai do të luajë me Argjentinën.

Mesfushori i Atletico Madrid pranoi se është shumë e vështirë të mos mendosh për këtë, sepse gjithmonë është dikush që ia kujton dhe konkurrenca është në kokën e tij çdo ditë:

“Gjithmonë them se nuk dua të fillojë, sepse ndoshta nuk do të kënaqem, ka shumë presion, konkurrencë, nervozizëm dhe ankth, është shumë e vështirë.

“Përpiqem ta shijoj gjithë procesin, do të doja të ishte më shumë se kaq, ndonjëherë është e vështirë për mua, sigurisht që do të jetë çmenduri. Jemi shumë të fokusuar dhe kritikat ndonjëherë mund të jenë edhe të dëmshme.

“Kështu që përpiqesh të bësh punën tënde në mënyrën më të mirë të mundshme. Më pëlqejnë ndeshjet para dhe java stërvitore, por kur të fillojë Botërori do të jetë e vështirë për mua”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit