Argjentina dhe Spanja sfidohen për talentin rekordmen

24 Tetor 2020
14:10
Denis Hakanaj
back button

Luka Romero është debutuesi më i ri i historisë së La Liga-s.

Është vetëm 15 vjeç, luan te Mallorca dhe ka tre kombësi: familja e tij vjen nga Argjentina, ai ka lindur në Meksikë dhe është rritur në Spanjë.

Për këtë arsye, sipas AS, Argjentina dhe Spanja kanë nisur një luftë për këtë talent dhe për ta marrë në kombëtaret respektive.

Mesfushori i datëlindjes 2004 duket se do të zgjedhë Albiceleste-n, por një përgjigje përfundimtare pritet të vijë  javën e ardhshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit