Argjentina “rrezikon” të humbasë Messi-n, vjen oferta nga Gjermania

28 Qershor 2020
13:58
Denis Hakanaj
back button

Historia e Leo Messi-t dhe e marrëdhënies së tij të vështirë me tifozët në Argjentinë është një gjë që dihet.

Shpesh i kritikuar në atdhe sepse nuk është gjithmonë vendimtar siç pritet, Pleshti i Barcelona-s e vuan këtë situatë.

Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Lothar Matthaus, ish-futbollisti legjendar gjerman, i cili i ka bërë një ftesë të veçantë, në mënyrë ironike, argjentinasit.

Duke folur për La Nacion, ish-legjenda e Bayern Munich ka thënë:

“Nuk mund ta besoj që Messi mund të kritikohet në Argjentinë. Nëse Messi-t nuk i pëlqen si sillen në Argjentinë, atëherë mund të vijë në Gjermani, ne jemi gati ta presim në çdo moment dhe jemi gati t’ia japim menjëherë pasaportën”.

Në lidhje me cilin është më i mirë mes Messi-t dhe Maradona-s: “Argjentina ka fatin që të ketë dy futbollistë të mëdhenj dhe tifozët po diskutojnë akoma se kush është më i miri. Unë them vetëm se kanë dy prej lojtarëve më të fortë të botës së futbollit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit