Argjentina, Scaloni ribashkohet me gruan dhe fëmijët pas 65 ditësh

18 Nëntor 2020
15:14
Denis Hakanaj
back button

Lionel Scaloni i ka befasuar të gjithë në konferencën për shtyp të zhvilluar pas fitores së Argjentinës kundër Perusë.

Trajneri, duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi paraqitjen e skuadrës së tij, ka thënë:

“Fillimisht dua t’ia dedikoj triumfin gruas sime dhe fëmijëve të mi. Kemi kaluar një javë të vështirë”.

Scaloni nuk e shikon familjen (jeton në Mallorca) nga 15 shtatori, kur ka shkuar në aeroportin e Ezeiza-s për të nisur përgatitjen për sfidat kualifikuese për Botërorin 2022, për shkak të situatës shëndetësore të vështirë në Spanjë dhe Argjentinë.

Kështu, trajneri ka përfituar nga fluturimi me të cilin pjesa më e madhe e lojtarëve është kthyer në Madrid për t’u kthyer në Spanjë dhe për të përqafuar të dashurit e tij pas këtij momenti delikat.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit