Argjentina shpërthen me “poker”, tre gola i shënon sulmuesi i Interit (video)

11 Shtator 2019
11:28
Alfred Lleshi
back button

Lautaro Martinez “vodhi shfaqjen” mbrëmë, për të udhëhequr Argjentinën në fitoren mbresëlënëse 4-0 ndaj Meksikës, në një miqësore të luajtur në Teksas. Sulmuesi i Interit shënoi një “tripletë” mahnitëse, duke qenë ylli i Albiceleste. Kjo ishte humbja e parë e Meksikës nën drejtimin e trajnerit Gerardo Martino, i cili e mori përsipër këtë pozicion në janar. Zëvendësimet ndikuan në ritmin e lojës, megjithëse Argjentina nuk ishte asnjëherë në telashe, pas “heroizmit” të Martines në pjesën parë. 

Kësisoji, bardhekaltrit prodhuan një nga shfaqjet e tyre më të mira. Trajneri Scaloni është përballur me shumë kritika, që nga ulja në stol, por pjesa e parë e miqësores së të martës ishte për kornizë. Çfarë pritet më tej? Argjentina do të ballafaqohet me Gjermaninë në një miqësore të radhës, muajin tjetër, ndërsa Meksika do të takohet me Trinidad & Tobago, përpara se të nisë “Nations League” të CONCACAF.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit