Armando Broja, e ardhmja e yllit shqiptar? Tuchel flet me siguri për këtë gjë

18 Maj 2022
16:03
Alfred Lleshi
back button

Këto ditë, emri i Armando Brojës ka qarkulluar në shtëpinë e Napolit. Sulmuesi shqiptar i Southampton, i huazuar nga Chelsea, përflitej si zëvendësues i Victor Osimhen, nëse ky i fundit largohet nga blutë e Spallettit.

Ndërkohë, Thomas Tuchel, trajneri i bluve të Londrës shprehu mendimet e tij për sulmuesin e datëlindjes 2001: “Broja do të rikthehet te Chelsa me siguri. Dua ta kem atë në përgatitjet parasezonale, së bashku me Callagher. Pastaj do të vendosim se çfarë do të ndodhë. Kjo varet shumë nga dy lojtarët dhe çfarë do të tregojnë”.

A shuhet kështu ëndrra e “parë” e Napolit? Sigurisht, së pari do të jetë e nevojshme të shihet se si do të evoluojë çështja e Victor Osimhen. Kujtojmë se De Laurentiis do të ulet në tavolinë vetëm me një ofertë 100 milionëshe, në të kundërt nigeriani do të vazhdojë të veshë bluzën blu në sezonin e ardhshëm.

Broja ka treguar se është talent potencial këtë vit në Premier League. Me “Shenjtorët”, ylli shqiptar ka shënuar 9 gola deri më tani, megjithatë është shumë teknik dhe di të lëvizë shumë mirë në hapësira. Pikërisht për këtë, Tuchel nuk do ta lërë t’i rrëshqasë lehtë nga duart.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit