Armenia hesht Greqinë me dy gola! Hazard shpik, Lukaku realizon (VIDEO)

11 Qershor 2019
21:37
Anton Cicani
back button

Greqia si mos më keq… Pjesa e parë ndaj Armenisë është mbyllur me rezultatin 2-0 për ekipin mik. 

Kështu, pas humbjes ndaj Italisë, tashmë helenët e shohin veten pranë një tjetër disfate, që do të ishte fatale, pasi janë dy ndeshje në shtëpi.

Aleksandr Karapetyan dhe Gevorg Ghazaryan kanë realizuar për Armeninë, teksa mbrojtja e Greqisë është dukur disi amatore në të dy rastet.

Edhe Belgjika ka zhbllokuar sfidën ndaj Skocisë me Romelo Lukakun në përfundim të 45 minutave të para. Pasimi perfekt erdhi nga futbollisti i ri i Real Madridit, Hazard.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit