Armstrong: S’jam penduar për dopingun, do ribëja gjithçka nga e para

24 Maj 2019
16:42
Telesport
back button

Bëmë atë që ishte e nevojshme për të fituar. Nuk ishte e ligjshme, por nuk do të ndryshoja asgjë nga e kaluara”, u shpreh sot në një intervistë për NBCSN ish-çiklisti amerikan Lance Armstrong. Fituesi 7 herë radhazi i Turit të Francës, pasi pranoi se ka përdorur doping në të shkuarën, është përjashtuar përgjithnjë nga sporti dhe të gjitha rezultatet e arritura në karrierën e tij i janë zeruar.

Nëse do të kthehesha pas, nuk do të ndryshoja asgjë nga ajo që kam bërë për të fituar. Nuk do të ndryshoja as mënyrën e të vepruarit. Nuk do të ndryshoja leksionet që kam mësuar në të shkuarën. Nuk do ta kisha mësuar leksionin nëse nuk do të veproja ashtu siç kam bërë”, u shpreh Lance Armstrong.

Akush nuk do të më hetonte apo dënonte nëse nuk do të kisha bërë gjë. Nëse do të isha dopuar dhe nuk do të rrëfesha, atëherë gjërat do të ishin si më parë, por doja që të më zbulonin. Gjithsesi, di të them se nëse nuk merrja doping nuk do të kisha fituar. Kjo është mënyra e vetme për të fituar. Unë isha një pre e lehtë”, tha Armstrong.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit