Aromë galaktikësh, Reali nis sulmin për yllin e Europës!

31 Maj 2020
11:09
Eraldo Harlicaj
back button

Real Madridi dhe afrimet e bujshme janë shumë të zakonshme në merkaton e futbollistëve. Spanjollët janë mësuar të shpenzojnë shifra të çmendura dhe të afrojnë yje në “Santiago Bernabeu”.

Emri i fundit që po kërkohet me ngulm nga spanjollët është Kai Havertz. Ylli i Bayer Leverkusen po kalon një sezon fantastik. 20-vjeçari shënoi dhe në ndeshjen e djeshme të “Aspirinave” duke i dhënë 3 pikë skuadrës së tij ndaj Freiburgut.

Spanjollët nga krahu tjetër kanë nisur menjëherë sulmin për futbollistin e ri dhe duan ta kenë në skuadër. Gjermani ka treguar se është një ndër talentet me më shumë të ardhme, prandaj spanjollët nuk duan të heqin dorë prej tij.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit