Arrest kardiak për tifozin, Alonso lajmëron arbitrin dhe i shpëton jetën

1 Dhjetor 2021
21:23
Denis Hakanaj

Momente frike gjatë Watford-Chelsea.

Një tifoz ka pësuar një arrest kardiak në fillimin e ndeshjes së Premier League.

Marcos Alonso ka njoftuar arbitrin për atë që po ndodhte në shkallët e stadiumit dhe ndeshja është ndërprerë.

Stafet mjekësore të dy ekipeve i kanë shkuar në ndihmë tifozit dhe kanë arritur ta stabilizojnë.

Dy ekipet janë kthyer në fushë pas 30 minutash.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit