Arrestohet kampioni i botës në UFC, përfundon për 12 orë pas hekurave

28 Shtator 2021
10:11
Gentian Spiri

Ish-kampioni i botës në artet marciale mikse, Jon Jones (pesha light heavyweight-pesha deri 93kg), është arrestuar në Las Vegas dhe më pas është lënë i lirë nga policia. Ai është akuzuar për dhunë në familje.

Mediat amerikane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e premte. Jones, 34 vjeç, është akuzuar për dhunë në familje, kundërvatje rrugore si dhe plagosjen dhe manipulimin e incidentit të një makine.

Jones është mbajtur për 12 orë në polici dhe është liruar pasi ka paguar 8 mijë dollarë, shumë e caktuar nga gjyqtari për liri me kusht. Jones ndodhej fundjavën e kaluar në Las Vegas për të marrë pjesë në një ceremoni.

Ai do të hynte në “Hall of Fame” si kampion i padiskutueshëm i peshës “light heavyweight”. Në karrierën e tij ai numëron 26 fitore, 1 humbje dhe 1 duel pa rezultat. Jon Jones, që nuk duelon prej shkurtit 2020, ka deklaruar se mund të rikthehet vitin tjetër në kafaz.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit