Arrigo Sacchi analizon Inter-in, zbulon shkakun kryesor të barazimit me Borussia-n

23 Tetor 2020
19:41
Denis Hakanaj

Arrigo Sacchi, në rubrikën e tij për Gazzetta dello Sport, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me Inter-in e Antonio Conte-s që ka barazuar në Champions League me Borrusia Monchengladbach.

“Do të kishte merituar fitoren, skuadra nuk arrin akoma të jetë e përqendruar për 90 minuta. Dy golat gjermanë kanë qenë një dhuratë e Inter-it, një penallti që mund të ishte shmangur dhe një mbulim i munguar që ka lejuar golin e dytë”, ka shkruar Sacchi.

“Dëshira dhe loja kanë qenë më mirë se në ndeshjen kundër Milan-it. Zikaltrit e kanë interpretuar ndeshjen me më shumë rregull dhe organizim. Të dy skuadrat janë studiuar në pjesën e parë dhe janë treguar të kujdesshme”.

“Zikaltrit e kanë nisur mirë pjesën e dytë, kanë shënuar me   të madhin Lukaku. Më pas skuadra ka filluar të zgjatet dhe t’u lejojë hapësira të frikshme kundërshtarëve. Përqendrimi ka rënë. Ka goditur shtyllën pas gjuajtjes së bukur fluturimthi të Lautaro-s dhe më pas ka ardhur penalltia në favor të Borussia-s”.

“Në vazhdim ka ardhur një gabim tjetër që ka sjellë golin e dytë të gjermanëve. Inter ka reaguar duke treguar karakter dhe cilësi, aq sa në pak minuta ka barazuar dhe ka shkuar afër një goli me Darmian”.

“Për t’u vënë në dukje fenomeni Lukaku, rizgjimi i Eriksen dhe paraqitjet e mira të Kolarov, Darmian dhe luftëtari Vidal”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit