Arrigo Sacchi paralajmëron Inter-in: “Kështu nuk fitohet”

14 Gusht 2022
14:07
Denis Hakanaj
back button

Arrigo Sacchi ka komentuar për La Gazzetta dello Sport ndeshjet e para të Serisë A. Në vecanti, për Milan-in është shprehur kështu:

“Jemi në fillim, shihet se po punojnë akoma dhe se disa mekanizma duhet të rregullohen. Suksesi kundër Udinese-s është i merituar.”, ka thënë Sacchi.

“Nëse është skuadra favorite? E ka Scudetto-n të qepur në fanellë… Them vetëm se nëse vazhdon në këtë rrugë, me këtë përkushtim dhe me këtë shpirt, do të mund të marrin shumë gëzime”.

Më pas për Inter-in: “Në avantazh pikërisht në fillimin e ndeshjes, mendoja se do të vazhdonin të sulmonin. Por kanë ulur ritmet dhe kanë lejuar Lecce-n të rikthehej në ndeshje.

“Dhe nuk e di se si do të kishin shkuar gjërat po të mos kishte qenë Dumfries. Lukaku? Nuk fitohet me një lojtar të vetëm. Duhet një lojë më agresive dhe më kompakte, duhet presing dhe t’i vidhet topi kundërshtarit.

“Kundër Lecce-s ishin pesë mbrojtës për tre sulmues, një mungesë e qartë ekuilibri. Më pas në mesfushë nuk arrihet të ndërtohet loja dhe të qarkullohet topi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit