Arrihet marrëveshja, Barcelona siguron mbrojtësin e Guardiolës

14 Janar 2021
16:47
Eraldo Harlicaj
back button

Duket se marrëveshja ndërmjet Eric Garcias dhe Barcelonës është mbyllur. Lojtari i Manchester City-t pritet të largohet nga ekipi anglez, pasi nuk ka rinovuar.

20-vjeçari nuk do të mbetet në Manchester. Mediet angleze bëjnë me dije se futbollisti ka arritur akordin me drejtuesit e katalanasve. Ai do të transferohet në Camp Nou.

Marrëveshja është arritur ndërmjet lojtarit dhe spanjollëve, por ka ende punë. Barcelona duhet të gjejë gjuhën e përbashkët me “Qytetarët” për marrëveshjen mes klubeve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit