Arrihet marrëveshja, Bayern siguron portierin e shumëkërkuar

19 Janar 2023
9:58
Telesport
back button

Skuadra e Borussia Monchengladdbach është dorëzuar dhe ka dhënë “OK”-in për transferimin e portierit zviceran Yann Sommer te rivalët e Bayern Mynih. Skuadra kampione e Gjermanisë ka disa javë që kërkon 34-vjeçarin, por Monchengladdbach kishte bërë rezistencë.

Yann Sommer dje nuk është stërvitur me grupin, duke u përshëndetur me skuadrën e tij, me të cilën luan që prej vitit 2014. Transferimi do të kryhet në bazën e 10 milionë eurove në total, nga të cilat disa janë bonuse. Kontrata e portierit skadonte në fund të këtij sezoni.

Bayern Mynih ka kohë që synon të sjellë portierin e kombëtares zvicerane, por Borussia Monchengladdbach kishte refuzuar disa oferta. Mësohet se kontrata e re e Sommer është për një vit e gjysmë, ndërkohë që zyrtarizimi do të bëhet brenda kësaj fundjave.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit