Arrihet marrëveshja, dy yjet e UFC-së në kafaz në pranverën e këtij viti

5 Janar 2022
10:50
Gentian Spiri

Sportistët Dustin Poirier dhe Nate Diaz, dy ikonat e UFC-së, kanë arritur një marrëveshje për të dueluar mes tyre në pranverën e këtij viti edhe pse nuk ka detaje të tjera në lidhje me këtë sfidë. Poirier (28 fitore, 7 humbje) e Diaz (20 fitore, 13 humbje), duhej të kishin dueluar në nëntor të vitit 2018, por asokohe Poirier u dëmtua një muaj para përballjes dhe sfida u anullua.

Edhe presidenti i UFC-së, Dana White, u shpreh optimist për organizimin e kësaj sfide, që do të vërë përballë dy nga ikonat e arteve marciale mikse. Një sfidë që nuk do të jetë për titullin kampion, por që pritet të gjenerojë mjaft të ardhura, pasi përballen dy luftëtarë që kanë treguar se vlejnë shumë dhe kanë mposhtur Conor McGregor në të shkuarën.

Ende nuk kemi firmosur kontratën, por jemi drejt asaj rruge. Do të ishte një super-sfidë nëse organizohet. I gjithë stafi im më ka mbështetur për këtë përballje dhe jemi gati. Së shpejti do të kemi lajme të reja”, u shpreh Dustin Poirier.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit