Arrihet marrëveshja! Jovic transferohet te Real Madrid

16 Maj 2019
18:42
back button

Transferimi i Luka Jovic te Real Madrid është i kryer, këtë e raporton Sky Sport. 

Sulmuesi ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me Los Blancos ndërsa Frankfurtit do t’i kalojnë 60 milionë euro. 

Ndërkohë Jovic do të fitojë 50 milionë euro deri në fund të kontratës. 

Frankfurt i kishte sinjalizuar Realit se për lojtarin do të duheshin 60 milionë euro për ta lënë të lirë, një shifër që spanjollët ishin gati ta paguanin. 

Megjithatë, 12 milionë euro nga shuma totale do t’i shkojnë Benfica-s, ish-klubi i sulmuesit. 

Serbi ka shënuar 27 gola në 47 ndeshje në të gjithë kompeticionet. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit