Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk kanë nënshkruar kontrata për një ndeshje për titullin e peshave të rënda në Arabinë Saudite, sipas ESPN.
Ndeshja mund të zhvillohet më 23 dhjetor ose në janar, bëjnë të ditur burimet. Së pari, Fury duhet të përballet me ish-kampionin e UFC-së, Francis Ngannou, më 28 tetor në Arabinë Saudite.
Fury-Usyk do të kurorëzojë kampionin e padiskutueshëm të peshave të rënda të boksit dhe është një takim i rrallë mes dy boksierëve që njihen si dy nga më të mirët në botë.
Fury dhe Usyk ishin në bisedime për të luftuar prillin e kaluar në stadiumin Wembley të Londrës përpara se negociatat të dështonin në momentet e fundit.
Tyson Fury and Oleksandr Usyk have signed contracts for an undisputed heavyweight championship fight in Saudi Arabia, multiple sources told ESPN.
Fight could take place Dec. 23 or sometime in January, sources said. Fury first meets Francis Ngannou on Oct. 28 in Saudi Arabia. pic.twitter.com/iVCSZ64Tsv— Mike Coppinger (@MikeCoppinger) September 29, 2023