Arrihet marrëveshja mes UEFA-s dhe CONMEBOL, Boniek jep lajmin e madh për Nations League

17 Dhjetor 2021
17:29
Denis Hakanaj
back button

Ditën e enjte është hedhur shorti i edicionit të ardhshëm të Nations League.

Zëvendëspresidenti i UEFA-s, Zbigniew Boniek, ka lajmëruar një risi të rëndësishme që do të hyjë në fuqi nga 2024: në këtë kompeticion do të përfshihen edhe gjashtë skuadra amerikanojugore.

Është arritur marrëveshja mes UEFA-n dhe CONMEBOL-in.

“Kjo është UEFA Nations League e fundit me këtë format. Kemi zhvilluar një takim me CONMEBOL dhe nga 2024 do t’i bashkohen edhe skuadrat amerikanojugore”, ka thënë Boniek për meczyki.pl.:

“Çfarë formati do të jetë? Po punojmë. Kalendari i kombëtareve është i ngjeshur, kështu që nuk ka shumë liri veprimi. Deri në 22 skuadra do të luajnë në Ligën A, 16 nga të cilat janë pjesëmarrëse aktualisht, 6 të tjerat do të jenë të CONMEBOL”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit