Arrihet marrëveshja, Monaco rikthen në Ligue 1 golashënuesin

12 Gusht 2019
17:38
Telesport
back button

Pas 3 sezonesh në La Liga me skuadrën e Sevilla (70 gola në 138 ndeshje), sulmuesi francez Wissam Ben-Yedder rikthehet në Ligue 1. Sipas “L’Equipe”, lojtari ka arritur një marrëveshje me Monaco.

Skuadra franceze do të paguajë 40 milionë euro për golashënuesin 29-vjeçar, që më parë ka luajtur në Ligue 1 me Toulouse. Ben-Yadder ka një kontratë deri në vitin 2021 me Sevilla.

Mediat franceze konfirmojnë se lojtari ka arritur një marrëveshje 5-vjeçare me Monaco. Një transferim i rëndësishëm për këtë ekip, që synon të rivalizojë me PSG-në në kampionat.

Sulmuesi francez Wissam Ben-Yedder

Lajme të tjera

Lajmet e fundit