Arrihet marrëveshja, Real zëvendëson Mbappe me 80 milionëshin

24 Maj 2022
17:26
Denis Hakanaj
back button

Real Madrid ka arritur një marrëveshje për Aurelien Tchouameni të Monaco. Sipas RMC Sport, gjigantët e futbollit spanjoll kanë rënë dakord me klubin francez për 80 milionë euro.

Tchouameni, i cili konsiderohet një nga mesfushorët më të mirë në Europë, do të shkruajë një kontratë pesevjeçare me Los Blancos. Një lëvizje që do t’i jap më shumë frymëmarrje Casemiro-s.

22-vjeçari ka luajtur tetë ndeshje me kombëtaren e Francës, në të cilat ka shënuar një gogl, dhe pritet të jetë titullar në krah të Paul Pogba për Les Bleus në Katar 2022.

Tchouameni u transferua te Monaco nga Bordeaux në verën e 2020-ës dhe ka luajtur 95 ndeshje me skuadrën e Principatës, duke kontribuar me tetë gola dhe shtatë asiste.

Kjo lëvizje e shpejtë e Real Madrid duket se ka ardhur pas vendimit të Mbappe për  të qëndruar te Paris Saint-Germain dhe për të mos u transferuar në Santiago Bernabeu.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit