Arrihet marrëveshja, revanshi mes Povetkin dhe Whyte më 21 nëntor

15 Shtator 2020
11:08
Telesport
back button

Revanshi i peshave të rënda në boks mes boksierit rus Alexander Povetkin dhe atij britanik Dillian Whyte do të zhvillohet më 21 nëntor. Edhe ky duel, ashtu si i pari, do të zhvillohet në Britaninë e Madhe (Londër).

Në sfidën e parë, zhvilluar një muaj më parë në Londër, Povetkin fitoi me KO ndaj Whyte, duke fituar edhe titullin e përkohshëm në WBC. Gjithsesi, boksieri që do të fitojë këtë revansh do të sigurojë edhe të drejtën që vitin e ardhshëm të duelojë me kampionin e botës të këtij Divizioni (WBC), britanikun Tyson Fury.

Edhe kjo sfidë e dytë pritet të zhvillohet pa spektatorë për shkak të pandemisë Covid-19 dhe vështirë se situate do të ndryshojë deri më 21 nëntor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit