Arrihet marrëveshja, revanshi Povetkin-Whyte më 6 mars

13 Janar 2021
8:59
Telesport
back button

Menaxheri dhe promotori i boksit Eddie Hearn u shpreh se revanshi i peshës së rëndë në boks mes rusit Alexander Povetkin dhe britanikut Dillian Whyte do të zhvillohet më 6 mars. Për t’u përcaktuar është vendi se ku do të zhvillohet kjo sfidë.

Dy boksierët kanë dueluar më 22 gusht të vitit të kaluar, me Povetkin që fitoi me “KO” në raundin e pestë, duke befasuar me këtë triumf. Povetkin mori edhe titullin e përkohshëm të WBC-së.

Pas atij dueli, dy boksierët ranë dakord të duelonin sërish në nëntor të vitit të kaluar, por Povetkin doli pozitiv me Covid-19 dhe sfida u shty. Povetkin numëron 36 fitore, 2 humbje e 1 barazim në karrierën e tij, ndërsa Whyte 27 fitore e 2 humbje.

Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë me fituesin e kësaj sfide të dytë mes rusit dhe britanikut, nëse do të duelojë me kampionin e WBC-së (titull që mbahet nga Tyson Fury) apo jo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit