Arroganca e Ibrës: Nëse qëndroj, Milani fiton titullin

10 Korrik 2020
19:20
Eraldo Harlicaj
back button

Zlatan Ibrahimovic gjithmonë prodhon lajm dhe sulmuesi është prej atyre që flasin shumë. Suedezi ka dhënë një intervistë të fortë për Sky Sport ku bën me dije se nuk e njeh trajnerin Ralf Ragnick, por mendon se nëse ai qëndron dhe për një sezon, “Djalli” fiton titullin kampion.

“Ralf Rangnick? As që jam kam idenë se kush është, nuk e njoh. Informacioni nuk ka ardhur te ne, e kam lexuar në gazeta. Nuk e di nëse është zyre ose jo. Nëse do të isha këtu që nga dita e parë do të fitonim titullin me siguri.

“Nëse do të jem këtu sezonin e ardhshëm nga fillimi, ne do të fitojmë me siguri. Premtim? Jo, nuk është një premtim, nuk ka asgjë të garantuar. Duhet të flasim për diçka të tillë. E ardhmja? Është e nevojshme një përballje me Ivan Gazidis (CEO i klubit). Por, nëse gjërat vazhdojnë të jenë kështu siç janë dhe nuk ndryshojnë, do të jetë shumë e vështirë për të qëndruar te Milani“, – tha Ibra.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit