“Arrogancë juventine, për ne nuk ekzistojnë”, tifozët kundërshtarë dezertojnë transfertën

4 Dhjetor 2018
18:36
Anton Cicani
back button

Juventus U-23 është skuadra e vetme ndër të mëdhatë që ka mundur të marrë pjesë në Lega Pro, pra Serie C, kategoria e tretë italiane, pasi u regjistruar duke paguar 2 mln eurot e kërkuara. Bardhezinjtë, megjithatë, nuk kanë ecur mjaft mirë. Shumë skuadra rivale të grupit ku bën pjesë e shohin si një demonstrim force të "Zonjës", që tenton të ngjisë shkallët edhe me ekipet B. Mentaliteti ultras bën që disa tifozë kundërshtarë të mos i shohin me sy.

Ndeshja e radhës  do të jetë Juventus U-23-Pisa, por tifozët kundërshtarë nuk do të udhëtojnë në Alesandria për ndesjen në "Moçagatta", stadiumi i bardhezinjve që është huazuar për ndeshjet në Lega Pro. "Kuptojmë që skuadra jonë ka nevojë për mbështetje, por nuk e tolerojmë dot arrogancën dhe të bëjmë gjoja sikur nuk po ndodh diçka. Klubi ynë dorëzohet përpara nevojave të Ligës italiane, por Juventus U-23 është një skuadër të rinjsh dhe na vjen turp që do të ndeshemi me ata.

Pisa ka traditë, ka fanellë dhe histori. Nuk mund të shkojmë të bëjmë tifo kundër një ekipi plastike, që për ne nuk ekziston. Kjo ndeshje nuk ekziston aspak! Futbolli është i njerëzve. Dhe, Pisa dikur ndeshej me Juven e vërtetë, atë të madhe. Nuk ka nevojë për aktrime".

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit