Arsenal, Aubameyang pret një telefonatë nga La Liga

4 Qershor 2020
20:11
Denis Hakanaj
back button

Sulmuesi i Arsenal-it, Pierre-Emerick Aubameyang, është në pritje të një oferte nga Barcelona, sipas Sport.

30-vjeçari, kontrata e të cilit me Topçinjtë skadon verën e ardhshme, po pret të shikojë nëse gjigantët e La Liga-s do ta blejnë ose jo Lautaro Martinez-in.

Për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga coronavirus dhe kërkesën mbi 100 milionë euro të Inter-it, Aubameyang mund të jetë një alternativë më e lirë për katalanasit.

Në ditët e fundit është bërë e ditur se Arsenal nuk i ka bërë asnjë ofertë për rinovimin e kontratës Aubameyang-ut, gjë që sugjeron se londinezët mund të jenë të gatshëm ta shesë yllin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit