Arsenal bën gati ofertën 90 milionëshe për yllin e rivalëve

8 Qershor 2023
17:40
Denis Hakanaj
back button

Arsenali do të paraqesë një ofertë rekord prej 90 milionë sterlinash për kapitenin e West Ham United, Declan Rice në ditët në vijim, sipas The Daily Mail.

Rice, 24 vjeç, është identifikuar prej kohësh si objektivi kryesor i Topçinjve për merkaton e verës.

Lojtari anglez udhëhoqi West Hamin drejt lavdisë së UEFA Europa Conference League të mërkurën (7 qershor). Ai ndihmoi skuadrën të mundte Fiorentinën 2-1 në finale në Fortuna Arena në Pragë dhe kështu ngriti trofeun e parë të madh të klubit që nga viti 1980.

Tani që Rice e ka përfunduar sezonin e tij me West Ham në një nivel të lartë, Arsenali janë të përgatitur të intensifikojnë përpjekjet e tyre për ta marrë atë.

Sipas burimit të lartpërmendur, ata shpresojnë të përfundojnë shpejt një marrëveshje prej 90 milionë sterlinash për mesfushorin me tipare mbrojtëse.

Nëse West Ham pranon ofertën, Rice do të bëhet nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e Topçinjve. Nicolas Pepe mbetet blerja më e kushtueshme e Arsenal pasi mbërriti nga Lille për 72 milionë sterlina në 2019.

Arsenali thuhet se është optimist se ata janë favoritët për të nënshkruar me Rice, pavarësisht konkurrencës nga Manchester United dhe Bayern Munich. Megjithatë, arritja e një marrëveshjeje me West Ham, i cili vlerëson Rice në mbi 100 milionë sterlina, mund të jetë e ndërlikuar.

Sipas raportit, Hammers duan që tarifa e plotë e transferimit të paguhet brenda dy viteve. Për më tepër, fituesit e Europa Conference League duan që pjesa e garantuar e shumës të paguhet deri në fund të sezonit të ardhshëm.

UEFA kohët e fundit e vendosi West Hamin në listën e tyre të monitorimit financiar të Fair Play. Marrja e tarifës së plotë të transferimit për Rajs brenda dy viteve do t’i ndihmonte Hekurat të lehtësonin situatën. Ndërkohë, Topçinjtë janë të prirur të përfundojnë nënshkrimin e anglezit përpara se të kthejnë vëmendjen e tyre drejt objektivave të tjerë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit