Arsenali aktualisht po monitoron Tijjani Reijnders të Milan-it, sipas Fichajes.net.
Më herët u raportua se edhe Real Madridi është i interesuar për nënshkrimin e holandezit.
Që nga transferimi te Milan-i në korrik 2023, Reijnders ka dëshmuar të jetë një mesfushor i jashtëzakonshëm.
Ai ka shënuar katër gola dhe ka regjistruar tre asiste në 14 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet këtë sezon.
Si rezultat, klube si Real-i dhe Arsenal-i po udhëheqin aktualisht garën për nënshkrimin e holandezit.
Reijnders ka kontratë me kuqezinjtë deri në qershor 2028. Ky është një tregues se milanezët mund të mos jenë të gatshëm ta shesin atë.
26-vjeçari vlerësohet me 30 milionë euro nga Transfermarkt.