Merkato

Arsenal do lojtarin që “fundosi” Barcelona-n, por ka një rival

Arsenal raportohet të jetë duke luftuar me Manchester City-n për firmën e lojtarit që fundosi Barcelona-n në ndeshjen e fundit, Junior Firpo.

Por topçinjtë kanë përballë një pengesë të madhe pasi agjenti i mbrojtësit të majtë është vëllai i Pep Guardiola-s.

Gazeta spanjolle AS pretendon se ka një numër të madh klubesh të interesuar për 22-vjeçarin, sidomos pas paraqitjes së tij këtë sezon me Real Betis.

Ai arriti të shënonte në fitoren 4-3 ndaj Barcelona-s në Camp Nou, humbja e parë e katalanasve në dy vite.

Firpo mendohet të ketë një klauzolë 50 mln euro pasi firmosi një kontratë të re verën e kaluar.

Arsenal dhe City janë kandidatët kryesorë për firmën e lojtarit. Uniai Emery e njeh mirë dhe do ta mirëpriste në Emirates.

Gjithsesi, City mbetet favorit për shkak të vëllait të Guardiola-s, i cili ka 55% të Media Base Sports ku ka klientë si Luis Suarez dhe Andres Iniesta.

Më shumë nga Merkato