Arsenal do yllin e Barçë, Arteta i telefonon lojtarit

2 Gusht 2020
15:58
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Arsenal-it, Mikel Arteta, ka bërë një lëvizje për mesfushorin e Barcelona-s, Ivan Rakitic.

Kroati 32-vjeçar pritet të largohet nga katalanasit këtë verë dhe, pavarësisht dëshirës së tij për t’u kthyer te Sevilla, duket se kontakti me Arteta-n ka tërhequr vëmendjen e tij.

Sipas Mundo Deportivo-s, trajneri i Topçinjve i ka telefonuar Rakitic-it për t’i shprehur interesin e tij dhe për t’i shpjeguar planet që ai ka për të në sistemin e lojës së Arsenal-it.

Arteta beson se eksperienca e madhe e Rakitic është ajo që i duhet skuadrës së tij për sezonin e ardhshëm.

Barcelona, nga ana e saj, nuk do ta kundërshtonte largimin e lojtarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit