Arsenal e ka seriozisht, ofron 50 milionë euro për të padëshiruarin e rivalëve

12 Maj 2022
18:48
Denis Hakanaj
back button

Arsenal ka bërë një ofertë prej 43 milionë sterlinash (rreth 50 milionë euro) për sulmuesin e Manchester City-t, Gabriel Jesus.

Sipas portalit Goal, Topçinjtë e kanën formalizuar ofertën dhe negociatat janë drejt mbylljes. Operacioni për 25-vjeçarin Jesus është drejtuar nga drejtorit teknik i Topçinjve, braziliani Edu.

Pas lajmërimit për blerjen e Erling Haaland, hapësirat për Gabriel Jesus te Manchester City nuk do të jenë të shumta dhe lojtari do të duhet të gjejë një zgjidhje tjetër.

Tani duket se londinezët kanë vendosur të hidhen në sulm për të padëshiruarin e Pep Gu ardiola-s, i cili ka realizuar 95 gola në total për Manchester City-n.

Citizens, nga ana e tyre, do të jenë të gatshëm ta pranojnë ofertën e rivalëve në mënyrë që të shmangin rrezikun për ta humbur lojtarin me kosto zero në vitin 2023.

Nëse Gabriel Jesus do të transferohet tek Arsenal-i, ai do të ribashkohej me Mikel Arteta-n, me të cilin ka punuar te City, kur spanjolli ishte ndihmësi i Guardiola-s.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit