Arsenal fiton apelin, sulmuesi gati për ndeshjen e kthimit

12 Mars 2019
18:56
back button

Sulmuesi i Arsenal Alexandre Lacazette do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen e kthimit të Arsenal në Europa League ndaj Rennes ditën e enjte pasi pezullimi i tij është shkurtuar. 

Lacazette është dënuar pas kartonit të kuq më 14 shkurt ndaj BATE Borisov. 

Pasi iu anulua goli i shënuar në pjesën e dytë, sulmuesi francez ka dalë me karton të kuq pas bërrylit ndaj Filipovic në pesë minutat e fundit. 

UEFA konfirmoi pasditen e së martës se apeli i Arsenal është pranuar pjesërisht. 

Atij i është ulur pezullimi me një ndeshje që do të thotë se pas humbjes 3-1 ndaj Rennes në Francë, ai do të jetë i gatshëm për trajnerin Unai Emery. 

Ky është një lajm i madh për Topçinjtë, që kanë nevojë për të më tepër se kurrë pasi duhet të përmbysë deficitin e dy golave në Emirates. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit