Arsenal gjen zëvendësuesin e Cech, vjen portieri protagonist i Copa America

9 Korrik 2019
20:48
Telesport
back button

Pas tërheqjes nga futbolli i portierit legjendar Peter Cech, skuadra e Arsenal është ende në kërkim të një zëvendësuesi. Një portier që do të jetë zëvendësuesi i titullarit Bernd Leno te “topçinjtë” sezonin e ardhshëm.

Sipas “Daily Mail” drejtuesit e Arsenal kanë piketuar 29-vjeçarin Pedro Gallese si portierin e dytë. Ai është portieri i kombëtares së Perusë, me të cilën luajti deri në finalen e Copa America, turne ku bëri një paraqitje të mirë.

Pedro Gallese luan me ekipin Allianza Lima në Peru. Për të kjo do të ishte përvoja e parë në Europë. Portieri peruan nuk kushton shumë dhe mund të transferohet tek Arsenali për vlerën e 2 milionë eurove.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit