Arsenal, gruaja e Kolasinac rrezikon deri në 6 muaj burg

24 Maj 2020
21:09
Denis Hakanaj
back button

Bella Kolasinac, gruaja e mbrojtësit të Arsenal-it, Sead, është ndalur nga policia sepse ka importuar në Mbretërinë e Bashkuar një pistoletë elektrike.

Sipas The Sun, gruaja është liruar pas pgesës së garancisë, por rrezikon deri në gjashtë muaj burg për importimin e një arme ilegale.

Një zëdhënës i familjes ka deklaruar se ka qenë një keqkuptim dhe se punonjësit e doganës ishin të informuar.

Në Gjermani, në fakt, armët elektrike mund të transportohen ligjërisht në çantë nëse janë me leje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit