Arsenal i bashkohet garës për firmën e lojtarit të Ajax

14 Mars 2019
19:16
back button

Pasi shkëlqeu në fitoren historike 4-1 të Ajax ndaj Real Madrid në Santiago Bernabeu, Nicolas Tagliafico tani ka tërhequr edhe vëmendjen e Arsenal. 

Argjentinasi kërkohet nga shumë klube dhe Topçinjtë janë të fundit që kanë shfaqur interes për të, duke iu bashkuar Real Madrid dhe Atletico Madrid. 

“Më pëlqen shumë kampionati spanjoll,” është shprehur lojtari për Marca-n së fundmi. 

Tagliafico ka 12 ndeshje me kombëtaren e Argjentinës dhe nuk e ka mohuar një largim nga Ajax në fund të sezonit, megjithëse mbërriti vetëm verën e kaluar. 

Unai Emery ka kohë që kërkon të freskojë krahun e majtë pasi nuk ka më besim te veterani Nacho Monreal dhe Tagliafico do të ishte lojtari ideal për të zëvendësuar spanjollin. 

Deri tani, lojtari ka folur vetëm për interesin e Atletico-s: “Nëse Diego Simeone interesohet për mua, do të thotë se kam luajtur mirë. megjithatë, për momentin mendoj vetëm për Ajax.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit