Arsenal i rinovon kontratën yllit të skuadrës, Arteta: Një nga armët për të fituar Premier

24 Maj 2023
9:55
Telesport
back button

Mesfushori anglez Bukayo Saka ka rinovuar kontratën me Arsenal deri në vitin 2027. Lajmin e konfirmoi klubi anglez përmes një komunikate. “Ka qenë një kënaqësi të punojmë dhe arijmë në një marrëveshje me Bukayo. Është një moment krenarie për këtë klub, pasi një lojtar i Akademisë arrin në këto nivele me ekipin e parë”, tha klubi londinez.

Bukayo është një nga lojtarët tanë më të mirë dhe mezi presim të shijojmë më tej këtë rrugëtim së bashku”, u shpreh trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, që shpreson në të tjera rinovime të rëndësishme me disa nga lojtarët që shkëlqyen këtë sezon me “topçinjtë” në Premier League.

Është fantastike që Saka klubi i rinovoi kontratën, pasi të mbajmë në ekip lojtarët tanë të rinj është një nga çelësat e suksesit të së ardhmes. Është një njeri special, që e duan të gjithë. Jam i sigurt se do të shijojmë mjaft suksese së bashku në të ardhmen, duke arritur të fitojmë titullin që këtë vit na shpëtoi nga duart”, tha Arterta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit